Me datën 23 Prill, 2022 Shoqata Shqiptaro- Amerikane “Skëndërbej” Inc. në mbështetje të anëtarëve të saj, balerinit të kalibrit botëror Klevis Tafaj, mori pjesë në shfaqjen teatrale të Don Kishotit me koreografi të Chiara Ajkun dhe muzike të Leon Minkus.
Teatri i Baletit Ajkun është një kompani baleti tepër e njohur në qytetin e New York dhe mbarë botën. Ai njihet për shfaqje të niveleve të larta të klasikëve tradicionalë. Këtë teatër e udheheq me mjeshtëri drejtoresha e tij artistike dhe koreografja fituese e shumë çmimeve, Chiara Ajkun.
Repertori i këtij institucioni përfshin vallëzime nga klasikët e shekullit të 19-të e deri tek koreografia më e re e interpretuar në teatrot e qytetit si edhe në turne kombëtarë dhe ndërkombëtarë.
Baleti si art kërkon pune, disipline dhe përkushtim shumë vjeçar për te përformuar dhe ardhur ne nivele te klasit botëror. Ne jemi krenar për punën dhe dedikimin e talentit tonë nga Shqipëria, balerinit të famshëm Klevis Tafaj.
Vallëzimi i djeshem krijoi një atmosferë të shkëlqyer. Ai i mbushi spektatorët me energji dhe entuziazëm. I gjithë grupi që ai shoqërohej përformoi në nivel tepër të lartë. Interpretimi kultivoi ndjenja të pazëvendesueshme tek spektatori, admirim dhe respekt për të gjithë talentet dhe zhdërvjelltësite e tyre.
Pas shfaqjes anëtaret e shoqatës patën rastin të takohen me kastin dhe përshëndesin ata për punën e palodhur dhe nivelin e lartë cilësor.